Katër shtete nënshkruajnë marrëveshje për të transportuar energji elektrike në Evropë

Udhëheqësit e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Rumanisë dhe Hungarisë nënshkruan të shtunën e 17 dhjetorit, marrëveshjen për një kabllo elektrike nënujore nën Detin e Zi,  me qëllim që të transmetohet energjia e gjelbër azere në Evropë

Ilustrim

Udhëheqësit e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Rumanisë dhe Hungarisë, nënshkruan një marrëveshje të shtunën e 17 dhjetorit, për një kabllo elektrike nënujore nën Detin e Zi, me qëllim që të transmetohet energjia e gjelbër azere në Evropë.

Marrëveshja përfshin një kabllo elektrike prej 1,100 kilometrash, prej 1,000 MW nën Detin e Zi, nga Azerbajxhani në Rumani, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Bashkimit Evropian për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të qëndruar larg Rusisë në këtë aspekt.

“Duke pasur parasysh kontekstin aktual të sigurisë të shënuar nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës, ne duhet të bashkëpunojmë më mirë dhe të tregojmë më shumë solidaritet për të zbutur sfidat e përbashkëta”, ka thënë presidenti rumun, Klaus Iohannis, në takimin ku mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Bashkëpunimi ynë energjetik i përgjigjet një shtyse strategjike. Ai do të rrisë elasticitetin tonë energjetik dhe do të sigurojë diversifikimin e rrugëve të furnizimit dhe transportit. Ajo drejtohet nga tregu, duke pasur parasysh rritjen e kërkesës për energji në Evropë,” ka thënë Iohannis.

Ndërkaq në takim, Von der Leyen ka thënë se strategjia e BE-së për t’ia kthyer shpinën karburanteve fosile ruse dhe për t’u diversifikuar drejt atyre që ajo i quajti “partnerët e besueshëm të energjisë” po funksiononte.

Ajo ka shtuar se BE-ja është gati të ofrojë mbështetje financiare për projektin në pritje të rezultateve të një studimi fizibiliteti.

“Do të ndihmojë në përforcimin e sigurisë sonë të furnizimit, duke sjellë energji elektrike nga burimet e rinovueshme në BE përmes Rumanisë dhe Hungarisë”, ka shtuar ajo.

Ndër të tjera, nëpërmjet rrjetin social Twitter, Von der Leyen ka thënë se kablloja e Detit të Zi mund ta transformojë Gjeorgjinë në një qendër të energjisë elektrike dhe ta integrojë atë në tregun e brendshëm të energjisë të BE-së, ndërkohë që mund të ndihmojë gjithashtu në rindërtimin e sistemit energjetik të Ukrainës dhe rindërtimin e vendit.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika