Katër skuadra “luftojnë” për një qëllim, pritet spektakël sonte në Europa League
Pas spektaklit në Champions League, radha është për Europa League. Sonte mësohen dy finalistët e këtij sezoni në kompeticionin e dytë më të madh për klube në Europë. Në “Bay Arena” do të takohen Bayer Leverkusen dhe Roma. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Olimpico” javën e kaluar ka përfunduar me fitoren e ‘Giallorossëve’ me […]
Pas spektaklit në Champions League, radha është për Europa League.
Sonte mësohen dy finalistët e këtij sezoni në kompeticionin e dytë më të madh për klube në Europë.
Në “Bay Arena” do të takohen Bayer Leverkusen dhe Roma.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Olimpico” javën e kaluar ka përfunduar me fitoren e ‘Giallorossëve’ me rezultat 0-1.
Paulo Dybala, Stephan El Shaarawy dhe Chris Smalling pritej të ishin mungesat e mëdha të skuadrës italiane për takimin ndoshta më të rëndësishëm këtë sezon.
Por, trajneri Jose Mourinho në konferencë për media konfirmoi se të tre futbollistët janë të gatshëm për të luajtur por jo për 90 minuta. Nga Gjermania në Spanjë.
Sevilla, skuadra rekordmene e Europa League është nikoqir i Juventus.
‘Andaluzianët’ pas një edicioni larg pritshmërive në La Liga, do të kërkojnë triumfin kundër ‘Zonjës së Vjetër’ në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Ndërkaq, për të mos mbetur duarthatë edhe nga ky stinor, skuadra e udhëhequr nga Massimiliano Allegri do të kërkojë titullin e katërt të Europa League në histori të saj.
‘Beteja’ e parë në “Allianz Stadium” kujtojmë se ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në të njëjtën kohë, me fillim nga ora 21:00.















