Katër superpërballje edhe të mërkurën në Katar

Të mërkurën e 30 nëntorit, në Katar, do të zhvillohen katër ndeshje. Meksika mbetet më e rrezikuara për shkak se nuk ka shënuar ende asnjë gol në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar

Fotoilustruese





Edhe të mërkurën e 30 nëntorit, në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, do të zhvillohen katër ndeshje, që mbahen nga dy në të njëjtën kohë.

Nga ora 16:00 do të luajnë Tunizia me Francën dhe Australia me Danimarkën.

Franca e ka konfirmuar kalimin e finales nga Grupi D, pasi ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.

Skuadra e Kombëtares së Francës

Në anën tjetër, Australia është e dyta në grup me tri pikë, ndërsa Danimarka e Tunizia kanë vetëm nga një pikë.

Australia dhe Danimarka janë përballur në fazën e grupeve edhe para katër vjetësh, ku dueli i mbajtur në Rusi ka përfunduar me rezultat 1:1.

Ndërkaq, nga ora 20:00, do të përballen Polonia dhe Argjentina, e gjithashtu edhe Arabia Saudite me Meksikën.

Kombëtarja e Argjentinës e cila kryesohet nga ylli i futbollit, Lionel Messi

Sa i përket grupit C, udhëheq Polonia e cila ka katër pikë, ndërsa nga tri i kanë Argjentina e Arabia Saudite.

Meksika në këtë Botëror deri tani ka arritur vetëm një pikë, që i duhet të shënojë shumë gola për të vazhduar raundin për Kupën e Botës.

Problemi është që Meksika nuk ka gol të shënuar në Katar.

Meksikanët nuk kanë shënuar për 384 minuta në Kupën e Botës. Së fundi, kishin shënuar në ndeshjen e dytë në grup, në Kupën e Botës të vitit 2018, në Rusi.

Hera e fundit kur Meksika nuk kishte avancuar nga faza grupore në Botëror, ishte në vitin 1978.

 

 





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika