Katër të dyshuar, mes tyre tre të mitur arrestohen për vjedhje

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se katër të dyshuar, mes të cilëve tre të mitur, janë arrestuar për vjedhje

Policia e Kosovës

Njësiti policore i stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, ka arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për vjedhje.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku personat e dyshuar nga ekskavatorët që kanë qenë duke kryer punimet në atë zonë, kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve.

“Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë -Podujevë, ku personat e dyshuar nga ekskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë), kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve”, ka thënë ajo.

Personat e dyshuar, tre nga ta të mitur, me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika