Katër të dyshuarit për grabitjen në Suharekë ende në arrati, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Për grabitjen e armatosur në Suharekë, katër të dyshuarit kanë arritur t'i ikin Policisë. Ndërkohë, Policia ka ftuar qytetarët për ndihmë për identifikimin dhe kapjen e tyre

Pamje nga grabitja në një dyqan argjendarie në Suharekë.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën në një argjendari në Suharekë.

Të dyshuarit, të maskuar dhe të armatosur, janë përballur me Policinë duke shtënë disa herë me armë, ku ka mbetur i plagosur një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Ndërsa, sipas njoftimit nga Policia, edhe një tjetër polic është lënduar gjatë aksionit.

Nga të dhënat e para, dyshohet se janë të paktën katër grabitës të maskuar.

“Në ndërkohë kanë mbërritur edhe përforcime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar. Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arritur që të arratisën”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione lidhur me këtë rast, të kontaktojnë autoritetet.

Ata gjithashtu sigurojnë qytetarët se janë të përkushtuar për sigurinë dhe rendin dhe po bëjnë çdo përpjekje për të zbardhur rastin.

“Ftojmë gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojnë Policinë. Policia në përgjithësi, edhe në Prizren, në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka dhënë detaje shtesë në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë.

Ai ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.

“Grabitësit kanë plagosur një polic. Kanë dëmtuar veturën e Policisë. Kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari i lokalit nuk është i lënduar. Në këtë rast ka pasur shkëmbim zjarri në mes Policisë e grabitësve, edhe një polic që ka gjuajtur në drejtim të grabitësve është i lënduar në krah, por jo si pasojë e armës së zjarrit”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, kanë pasur armë të gjata me vete dhe një veturë hiri që rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika