Katër të lënduar në një aksident në Prishtinë, dy prej tyre policë

"..Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (dy nga ta zyrtar policorë). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor", ka njoftuar policia

Aksident trafiku, foto ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore të martën, si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Në mesin e të lënduarve janë dy policë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policorë). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika