Katër të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të dy veturave në fshatin Debërllukë, në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Foto ilustruese

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave që ka ndodhur këtë të martë në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Debërllukë.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësi rajonal i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku përpos të tjerash janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar  rreth  orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër (4) persona”, ka thënë Zahiti në përgjigje për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika