Katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pasdite ka ndodhur një aksident trafiku e si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona

Aksident trafiku, foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenti trafiku që ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës të e dhjetorit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, në fshatin Bresje në Fushë Kosovë.

Në aksident të janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.

Njësitet policore janë marrë me procedurat në vend-ngjarje, ka bëë shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika