Katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në mbrëmjen e së dielës në rrugën Prishtinë – Podujevë

Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mbrëmjen e së dielës në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka theksuar se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”- ka thënë ajo.

Ahmeti ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika