Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se të enjten ka pranuar katër pacientë si pasojë e një aksidenti trafiku.

Sipas njoftimit, tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa një pacient është në gjendje më të rëndë dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor.