Katër të vdekur nga një aksident rrugor në hyrje të Shtimes

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin, kanë humbur jetën 4 persona. Ndërkaq, të përfshira ishin tri automjete të udhëtarëve, të njëjtat me targa vendore

Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në magjistralen Ferizaj – Shtime.

Në këtë aksident, sipas policisë, janë përfshirë tri automjete rrugore me targa vendore.

Vdekja e katër personave është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes, ku Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.

Portali Dukagjini do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika