Katër të vdekur, nëntë të plagosur nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Katër të vdekur dhe nëntë të plagosur nga të shtënat në shkollën e mesme "Apalachee" në Xhorxhia, ndërsa, autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin

Vetura të policisë pranë shkollës së mesme "Apalachee", ku një i dyshuar vrau katër njerëz, Xhorxhia, SHBA, 4 shtator 2024.

Katër njerëz janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të mërkurën, njoftuan autoritetet.

Sulmi me armë zjarri ndodhi vetëm disa javë pasi filloi viti i ri shkollor në SHBA dhe tregon për kërcënimin që përbën dhuna me armë zjarri në shkolla dhe kolegje në vend.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, tha zyra e sherifit

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Apalachee” në Uinder të Xhorxhias. Byroja për Hetime e Xhorxhias tha se katër njerëz u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën.

“Ajo çfarë po shohim mbrapa nesh sot është ligësi”, tha sherifi Jud Smith në një konferencë për media në oborrin e shkollës.

Shtëpia e Bardhë tha në një komunikatë se presidenti Joe Biden është njoftuar për incidentin dhe se “administrata e tij do të vazhdojë të koordinohet me zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë”.

“Jilli dhe unë po vajtojmë për vdekjen e atyre, jeta e të cilëve përfundoi para kohe për shkak të dhunës së pakuptimtë nga armët e zjarrit”, tha Biden në një komunikatë.

Në SHBA kanë ndodhur qindra sulme me të shtëna me armë zjarri në shkolla dhe kolegje në dy dekadat e fundit. Incidenti më vdekjeprurës ndodhi më 2007 kur u vranë mbi 30 njerëz në Virxhinia./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika