Katër të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë në Kanalin anglez

Operacion i madh i kërkimit dhe shpëtimit ishte duke u zhvilluar pas incidentit në brigjet e Kent, dhe nga fundosja e varkës bëhet e ditur se katër persona kanë humbur jetën

Pamjet nga shpëtimi tregojnë njerëz që përpiqen të shpëtojnë nga një varkë që po fundoset





Katër persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë hasi në vështirësi duke kaluar Kanalin Anglez në orët e para, ka thënë qeveria britanike.

BBC ka raportuar se një person i afërt me situatën ka thënë se 43 persona kanë shpëtuar, me më shumë se 30 të shpëtuar më vonë nga uji. Ndërsa, nuk është bërë e ditur akoma origjina e të vdekurve nga ky incident.

Kush janë emigrantët që kalojnë Kanalin anglez dhe nga janë ata?

Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, gjysma e atyre që mbërritën me varka të vogla ishin të vetëm dy kombësive:

35% shqiptare

15% afgane

Kujtojmë se, një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi u nis në ujërat mes Kentit dhe Francës në kushte ngrirjeje.

“Këto janë ditët nga të cilat kemi frikë,” ka thënë sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak shprehu më herët dhimbjen e tij për “humbjen tragjike të jetës njerëzore”.

Një varkë shpëtimi kthehet në Portin e Doverit gjatë operacionit të shpëtimit

Varka ka të ngjarë të ketë transportuar emigrantë që rrezikojnë kalimin nga Franca, një ditë pasi Sunak njoftoi masa të reja për të “ndaluar varkat”.

Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se autoritetet u njoftuan në orën 04:05 të mëngjesit të së mërkurës, për një varkë të vogël në vështirësi në brigjet e Dungeness, 30 milje në perëndim të Doverit.

Në një deklaratë për Dhomën e Komunave, Braverman ka thënë se operacioni i kërkim-shpëtimit ishte në vazhdim, dhe ajo ka folur me zyrtarët e Forcave Kufitare për tragjedinë.

Po ashtu, BBC ka bërë të ditur se 460 njerëz e bënë udhëtimin nga Franca në Kent me varka të vogla midis të premtes dhe të dielës. Afro 45 mijë njerëz kanë bërë udhëtim këtë vit deri më tani.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika