Një aeroplan i vogël trajnimi u rrëzua të shtunën në rajonin Kolomna, afër Moskës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave. 

Aeroplani i tipit Yakovlev Yak-18T po kryente një manovër ajrore kur pësoi një defekt në motor. 

Si pasojë, ai humbi kontrollin dhe u përplas në një fushë, ku shpërtheu në flakë. 

Në bord ndodheshin dy instruktorë dhe dy kursantë, të cilët humbën jetën në vend. 

Prokuroria dhe agjencia e aviacionit kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. /Telegrafi/