Katër vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri

Ilustrim, Ushtria e Kosovës





Para 4 vjetësh, Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim kishte miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohej transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Ndonëse emri i FSK-së nuk pësoi ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlerësohej se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa vitesh.

Bëhej fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Nga ky moment, zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga ky çast janë ushtarë të Kosovës, të cilëve ua urojmë Ushtrinë e Kosovës”, kishte deklaruar në atë kohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pastaj, pas vendimit të Kuvendit, një ceremoni ku ishte prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës ishte mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, ceremoni në të cilën kishin marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika