Katër vota deri më tani në Soqanicë të Leposaviqit
Katër qytetarë deri më tani kanë votuar në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ku brenda një objekti komunal janë vendosur tri qendra votimi. Kështu bën të ditur ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në atë pjesë për të mbikëqyrur procesin e votimit. Rreth dy mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë […]
Katër qytetarë deri më tani kanë votuar në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ku brenda një objekti komunal janë vendosur tri qendra votimi.
Kështu bën të ditur ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në atë pjesë për të mbikëqyrur procesin e votimit.
Rreth dy mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë por vetëm katër prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.
Në këtë fshat ishte i pranishëm ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani.















