Katër zyrtarë të FFK-së dyshohen për zhvatje, “lejuan pagesën e faturës për blerjen e një veture”

Fotografi ilustruese

Katër zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës dyshohen për zhvatje, keqpërdorim të pasurisë dhe interesave të FFK-së, kështu ka njoftuar të martën Policia e Kosovës, pasi ka bërë të ditur se ka intervistuar katër të dyshuarit.

Siç ka njoftuar policia, personat e dyshuar “dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qëllim që personit të huaj t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture”.

“Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, ata dyshohen për veprat penale të “keqpërdorimit të besimit” dhe “shmangie nga tatimi”.

Prandaj, në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika