Kazinot ilegale vazhdojnë punën të papenguar në Karaçevë

Në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës janë kthyer sërish në funsksion bizneset ilgale të kazinove. Në këtë pjesë të Kosovës që gjendet në kufi me Serbinë po zhvillohet sërish ky biznes ilegal. Instucionet komunale arsyetohen se ato po zhvillohen në pjesën neutrale

Nga rruga, pamja është mjaft e kthjellët e lëvizja është më se e qartë.

Dyert e hapura, veturat e parkuara e mbishkrimi i vendosur më të madh tregon se për çka janë të destinuara këto objekte të improvizuara.

Në këtë pjesë të Kosovës, vetëm pak metra nga rruga kryesore që lidhë brezin kufitare të Kosovës më Serbinë është rikthyer sërish biznesi i kazinove.

Binzes ky që vite më parë bëri bujë në Kosovë e gjithashtu bëri të përmendet një fshat i thellë në komunën e Kamenicës.

Ndonëse për t’u afruar afër është mjaft e vështirë e madje edhe nga rruga kryesore monitorohet se kush po ndalet për t’i parë këto objekte ose edhe për t’i xhiruar, llogoja e tyre mund të shihet edhe më kilometra larg.

Ky brez kufitar që ka mbetur në zonë neutrale, shkaku i çështjeve të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë shkas që Komuna e Kamenicës të kthehet në vatër të lojërave të fatit.

Ndonëse, kazinot e improvizuara i kanë parë nga afer edhe vetë krerët e komunës, për shqetësimin e  banorëve të vetmën çka kanë mundur të bëjnë është lajmërimi në instucionet kryesore të vendit.

Territori i kontestuar është bërë shkas që kjo pjesë mos të monitorohet nga Kosova ndonëse krejt çka ndanë është një lumë.

“Kazinot që ndodhen janë në territor të Serbisë dhe ne nuk mund të intervenojmë në atë pjesë. Janë në territorin e Serbisë në fshatin Breznicë. Edhe më herët ka pas ankesa të qytetarëve dh në ato kërkesa i kemi përcjell në ministrin e Brendshme dhe ajo tash duhet të kumunikojë më institucionet serbe. Por do të jetë vështirë. Vazhdimisht dalim aty por shkaku i gjendjes dhe territorit ne s’mund të bëjmë asgjë vetëm mund të shprehim shqetësimin tonë pasi s’mund të bëjmë asgjë”, ka thënë Vaxhid Rexhepaj-Shef i kabinetit të Kryetarit të Kamenicës.

Zona neutrale dhe mos kontrolli nga askush, ka bërë që pronarët e  bizneseve të këtyre kazinove që vite më parë i kishin në pjesën e Kamenicës të përdorin këtë zonë, për të ushtruar këtë biznes që në Kosovë është ilegal.

“Ata pronarë që kanë pas biznese në territorin e Karaçevës tash janë vendos në atë pjesë dhe ne aty nuk mund të ndërhyjmë në atë pjesë pasi është në pjesë të Bujanovcit”, shtoi Rexhepaj.

Një përgjigjje për këtë problem gjatë ditës, televizioni nuk ka mundur të marrë as nga Policia e Koovës për të parë nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim në këtë pjesë.

Më 15 dhjetor të viti 2021, Policia e Kosovës, bëri dhe një aksioni tjetër për mbylljen e lojërave ilegale të fatit në Karaçevë, në të cilën arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika