KDI: 54 për qind e qytetarëve i vlerësojnë të drejta vendimet e Kushtetueses për reformën në drejtësi

Në bazë të hulumtimit të IKD-së, 54 për qind i kanë dhënë të drejtë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjet që synojnë reformë në drejtësi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të premten ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të opinionit publik, me theks këndvështrimet e qytetarëve të Kosovës mbi ecurinë e reformës në sektorin e drejtësisë.

Në bazë të këtij hulumtimi, 54 për qind i kanë dhënë të drejtë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjet që synojnë reformë në drejtësi.

Gjatë shpalosjes së të dhënave, Violeta Haxholli tha se përmes këtij sondazhi është synuar të kuptohen disa çështje, duke filluar me atë se si e shohin qytetarët qasjen e Qeverisë dhe subjekteve opozitare ndaj procesit të reformës në drejtësi, si i kanë parë vendimet e Gjykatës Kushtetuese rreth ligjeve të cilat tentojnë të reformojnë sistemin e drejtësisë dhe çfarë pritjesh kanë nga ky proces.

Në pyetjen drejtuar qytetarëve se si e vlerësojnë qasjen e Qeverisë ndaj Reformës në Drejtësi, 49 për qind janë të mendimit se Qeveria me anë të reformës po synon fuqizimin e sundimit të ligjit, kundrejt 22 për qind të qytetarëve që mendojnë se Qeveria me anë të reformës po synon ndërhyrjen në sektorin e drejtësisë. Ndërsa, 18 për qind e tyre mendojnë se Qeveria po shpërfill aktorët e tjerë gjatë procesit të hartimit të ligjeve.

“Kur kanë pyetur se cilat mund të jenë arsyet e subjektet opozitare për të dërguar ligjet e Reformës në Gjykatën Kushtetuese, 31% e tyre kanë thënë se opozita i ka dërguar ligjet në gjykatë për shkak të cilësisë së dobët të tyre, ndërsa 31% e tyre janë shprehur se kjo po bëhet për të shmangur mundësitë e ndërhyrjeve të Qeverisë në organet e drejtësisë.

Në anën tjetër, 25% e qytetarëve mendojnë se opozita i ka dërguar ligjet në Gjykatë për shkak se ndjehet e kërcënuar nga reforma në drejtësi, kundrejt 17% të tyre që mendojnë se me anë të këtij veprimi opozita po pengon reformën. Në pyetjen se si i shohin qytetarët vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjet e Reformës në Drejtësi, 54% e qytetarëve janë shprehur se aktgjykimet e Gjykatës janë të drejta, kundrejt 24% të tyre që i konsiderojnë vendimet si të padrejta. Ndërsa nuk kanë ofruar përgjigje 21% prej tyre”, thuhet në postimin e KDI-së në Facebook.

Në pyetjen se si i shohin qytetarët vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjet e reformës në drejtësi, 54 për qind e qytetarëve janë shprehur se aktgjykimet e Gjykatës janë të drejta, kundrejt 24 për qind të tyre që i konsiderojnë vendimet si të padrejta. Ndërsa nuk kanë ofruar përgjigje 21 për qind prej tyre.

Qytetarët janë pyetur edhe rreth pritjeve nga procesi i reformës në drejtësi, për çka 41 për qind e tyre janë përgjigjur se presin që reforma të fuqizojë sundimin e ligjit. Ndërsa 30 për qind e tyre thonë se reforma do të përmirësojë punën e gjykatave dhe prokurorive. 28 për qind e qytetarëve të anketuar nuk presin ndryshime nga reforma në drejtësi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika