KDI: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë baza për hartimin e statutit të Asociacionit

KDI-ja ka theksuar se Kosova ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. E njëjta i ka rikujtuar Qeverisë së Kosovës që të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se konsideron të papranueshëm çdo model të hartimit të draft-statutit që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ata kanë theksuar se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetueses duhet të jetë baza për hartimin e statutit.

Me anë të një njoftimi, KDI-ja ka theksuar se Kosova ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Që nga arritja e marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në takimin e mbajtur në Ohër më 18 mars të këtij viti, procesi i dialogut është futur në një periudhë dinamike të zhvillimeve dhe angazhimit të palëve. Instituti Demokratik i Kosovës i vlerëson si tejet të rëndësishëm gatishmërinë e palëve për të lëvizur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas dakordimit për Deklaratën për të pagjeturit dhe zbatimin e marrëveshjes lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Duke qenë se, një prej çështjeve më akute që derivojnë nga dialogu është statuti i Asociacionit, KDI e konsideron të papranueshëm çdo model të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që është në shpërputhje me udhëzimet e Aktgjykimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese. Ne rikujtojmë që Kosova në vazhdimësi ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë, në veçanti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

KDI-ja ka thënë se i rikujton Qeverisë së Kosovës që të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Njëherit, edhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika