KDI: Buxhetimi me pjesëmarrje vazhdon të jetë sfidë për komunat

Buxhetimi me pjesëmarrje vazhdon të mbetet sfidë e vazhdueshme për qeverisjen lokale, ndërkaq qeverisja gjithëpërfshirës forcohet vetëm duke dhënë hapësirë dhe mundësi qytetarëve dhe grupeve të nënpërfaqësuara për të qenë pjesë e planifikimeve buxhetore në nivel lokal

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI

Buxhetimi me pjesëmarrje vazhdon të mbetet sfidë e vazhdueshme për qeverisjen lokale.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, qeverisja gjithëpërfshirëse forcohet vetëm duke u dhënë hapësirë dhe mundësi qytetarëve dhe grupeve të nënpërfaqësuara për të qenë pjesë e planifikimeve buxhetore në nivel lokal.

“Mungesa e zbatimit të buxhetimit me pjesëmarrje në rastin e komunave të Kosovës, nuk është si shkak i moskonsolidimit të bazës ligjore, por nga fakti se komunat e Kosovës vazhdojnë të mos e shohin të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke mos pasur angazhime konkrete në fuqizimin e mekanizmave të brendshëm për rendësinë e jetësimit dhe zbatimit të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në hartimin dhe zbatimin e politikave publike, e posaçërisht në procese të rëndësishme të planifikimit të buxhetit Buxhetimi komunal”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

KDI, me qëllim të përmirësimit të praktikave dhe zbatimit të tyre, ka rekomanduar që ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të dizajnojë një udhëzues model për komunat, me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të ndryshme në ndërtimin e mekanizmave operues për planifikimin e buxhetit me pjesëmarrje qytetare.

“Kombinimi i modelit të Porto Alegros, bashkisë së Elbasanit si dhe model Gjerman, duke ju përshatë kontekstit lokal / komunave të Kosovës do të ishte një lehtësi e madhe për zbatim të plotë të Buxhetimit me Pjesëmarrje nga ana e Komunave”, vijon njoftimi.

Po ashtu, sipas KDI-së, komunat duhet të rrisin komunikimin me qytetarët pjesëmarrës në dëgjimet buxhetore, me qëllim të informimit të tyre për statusin e kërkesave të parashtruara gjatë dëgjimeve buxhetore.

“Kuvendi i komunës të luajë rolin mbikëqyrës të procesit të planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe të kërkojë llogaridhënie nga ana e ekzekutivit / kryetarit për procesin e planifikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe ofrimin e raporteve mbi pranueshmërinë apo refuzimin e kërkesave të qytetarëve në planifikimet buxhetore”.

Ndërkohë, ky institut ka rekomanduar anëtarët e kuvendeve të komunave të rrisin angazhimin e tyre në proces të planifikimit të buxhetit komunal, sidomos në nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe grupeve të caktuara qytetare, në organizimin e dëgjimeve buxhetore në nivel komune.

Sipas tyre, institucionet lokale të krijojnë partneritete me mekanizma të ndryshëm dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, me qëllim të nxitjes dhe përfshirjes së grupeve të margjinalizuara në planifikimin e buxhetit komunal.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika