KDI-ja akuzon ShSKUK-në për dëmtim të buxhetit, rreth 57 mijë euro

KDI bëri të ditur se në fillim të pandemisë COVID-19, ShSKUK-ja kishte lidhur kontratë kornizë me kompaninë Medical Group për furnizim me oksigjen për inhalim, për përdorim me menaxhimin e hipoksisë

Ilustrim

Humbje të buxhetit publik kanë shkaktuar edhe dy kontrata të dhëna nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

ShSKUK-ja, në fillim të pandemisë së bashku me kompaninë “Medica”, kanë bërë kontratë për furnizim me oksigjen. Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, ky furnizim ka shkaktuar humbje prej 57 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për dy kontrata të nënshkruara brenda dy muajsh.

Kontrata e parë, 7 maj 2020, kontrata e dytë 23 korrik 2020.

Menaxherja e projektit, Diana Metushi-Krasniqi, mbi këtë ngjarje kishte theksuar se,

“SHSKUK, në fillim të pandemisë, 7 maj 2020, kishte lidhur kontratë kornizë me kompaninë ‘Medical Group’ për furnizim me oksigjen për inhalim për përdorim në menaxhimin e hipoksis. Çmimi i kontratës për një kilogram oksigjen ishte 1.68 euro, në total kontrata parashihte që të porositeshin 485,736 kg. Mirëpo, vetëm dy muaj më vonë, më 23 korrik 2020, SHSKUK nënshkruan një kontratë tjetër përmes procedurës së negociuar me kompaninë ‘Medica’ për furnizim të njëjte, mirëpo këtë herë me çmim 2.01 euro për kg oksigjen, respektivisht rreth 20% më shtrenjtë për njësi. Sasia që është porositur përmes kësaj kontrate është 44,250 kg në vlerë prej 88,942.50 euro. Duke qenë së në kohën e zhvillimit të këtij prokurimi, SHSKUK veçse kishte një kontratë aktive me ‘Medical Group’, ka mundur që të njëjtën sasi ta porosisë përmes kësaj kontrate në çmim prej 14,602.50 euro më lirë”.

Se SHSKUK-ja kishte pranuar tri oferta të përgjithshme me çmime prej 2 për qind deri në 21 për qind më lirë se kontrata aktuale, e bëri të ditur vetë menaxherja e projektit.

“SHSKUK më 1 prill 2021 publikoi aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim me oksigjen medicinal për nevojat e SHSKUK’ për furnizim me 5.2 milionë litra oksigjen në vlerë të parashikuar prej 2.44 milion euro. Vlera e parashikuar për një litër oksigjen ishte 0.47 euro bazuar në kontratën paraprake me ‘Medical Group’. Për këtë tender, SHSKUK kishte pranuar tre oferta të përgjegjshme ‘Medical Group’ SH.P.K me çmimin për litër 0.38 euro ‘Liri – Med’ SH.P.K me çmimin për litër 0.46 euro dhe NPT ‘Medica’ me çmimin për litër 0.37 euro, me çmime prej 2% deri në 21% më lirë se kontrata aktuale. Megjithatë, pas rreth 50 ditësh nga dorëzimi i ofertave, ky tender ishte anuluar sipas kërkesës nga Barnatorja Qendrore nën arsyetimin se me uljen e rasteve me COVID-19 është zvogëluar edhe kërkesa për oksigjen medicinal”, vijoi Metushi-Krasniqi.

Sipas llogaritjes së KDI, çmimi i kontratës ekzistuese 428,000 litra oksigjen ka kushtuar 201,160 euro, ndërsa nëse do të nënshkruhej kontrata me kompaninë ‘Medica’, kjo sasi do të kushtonte 158,360 euro, respektivisht 42,800 euro më lirë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika