KDI: MSh-ja paguan 280 për qind më shtrenjtë Paracetamolin

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë e paguan rreth 280 për qind më shtrenjtë produktin Paracetamol 1gr, për injeksion në krahasim me vlerën e tregut me pakicë. Ky produkt në tregun me pakicë (barnatoret) në Kosovë, shitet me një çmim rreth një euro për njësi

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e paguan rreth 280 për qind më shtrenjtë produktin Paracetamol 1gr për injeksion, në krahasim me vlerën e tregut me pakicë.

Kështu thuhet në njoftimin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ku theksohet se ky produkt në tregun me pakicë (barnatoret) në Kosovë, shitet me një çmim rreth një euro për njësi.

“Ministria e Shëndetësisë, përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuar për Shërbime të Projekteve, ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1gr për injeksion me çmimin prej 3 euro e 80 cent për njësi”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Ilustrim

KDI teksa ka shpërfaqur shqetësimet lidhur me blerjen e medikameneteve me çmime të larta, i ka bërë thirrje MSh-së që të kërkojë llogari nga UNOPS për të njëjtat çmime.

“Po ashtu, kërkojmë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it”.

KDI i ka bërë thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, Komisionit për Shëndetësi dhe Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie MSh-në për shpenzimet enorme të bëra përmes kontratës që MSh-ja ia ka dhënë UNOPS-it për blerjet e produkteve medicinale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika