KDI për seancën e djeshme: Nuk i plotësoi kushtet ligjore për të filluar, kjo praktikë s’duhet lejuar të përsëritet

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se seanca e djeshme që ishte thirrur nga opozita, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për të filluar

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se seanca e së enjtes e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për të filluar.

“Ndonëse, e thirrur për të trajtuar një temë të rëndësishme – Rezolutën për mbështetje je urgjente financiare të Policisë së Kosovës, deputetët e shumicës parlamentare të udhëhequr nga VV-ja nuk morrën pjesë dhe kjo seancë nuk plotësoi kushtet ligjore për të filluar”, thuhet në njoftimin e KDI-së, duke shtuar se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë që për të filluar një seancë vendimmarrëse nevojitet domosdoshmërisht kuorum, përkatësisht 61 deputetë.

KDI ka thënë se përkundër që deputetët e partisë në pushtet edhe këtë herë treguan “mungesë të përgjegjësisë kundrejt funksionit që ata bartin”, kryekunvendari Glauk Konjufca ka mundësuar zhvillimin e debatit dhe shprehjen e opinioneve opozitare rreth kësaj teme.

“Megjithatë, kjo praktikë nuk duhet lejuar të përsëritet sepse mund të krijojë precedent të gabuar, duke lënë në mundësi të vullnetit individual apo grupor vendimin për mbajtje të seancave”, thuhet tutje në reagimin e KDI-së.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika