KDI: Trend në rritje i shkeljes së të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik
Instituti Demokratik i Kosovës mbajti sot një konferencë për media, ku u shpalosën detaje lidhur me praktikat selektive dhe shkeljen e të drejtave të punës edhe në sektorin publik, duke u fokusuar veçanërisht në një rast në komunën e Prishtinës që ka rezultuar në shkelje e të drejtave të punëtorëve të institucioneve arsimore në këtë […]
Instituti Demokratik i Kosovës mbajti sot një konferencë për media, ku u shpalosën detaje lidhur me praktikat selektive dhe shkeljen e të drejtave të punës edhe në sektorin publik, duke u fokusuar veçanërisht në një rast në komunën e Prishtinës që ka rezultuar në shkelje e të drejtave të punëtorëve të institucioneve arsimore në këtë komunë.
Albesa Humolli, përfaqësuese e KDI-së, theksoi se viteve të fundit është një 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐞 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 dhe parregullsive në vendin e punës.
Në konferencë u përmend rasti i Edona Berishës, mësimdhënëse në SHML “Ali Sokoli” në Prishtinë, së cilës i ishte mohuar, sipas KDI-së, e drejta për pushim mjekësor.
“Institucioni arsimor në fjalë i kishte hequr asaj mëditjen për shkak të mungesës njëditore në vendin e punës për shkaqe shëndetësore – duke theksuar në vendim që si vërtetim i vlefshëm është vetëm ai i lëshuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e jo edhe vërtetimi i lëshuar nga qendrat tjera të mjekësisë familjare në komunën e Prishtinës”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Me anë të asistimit të KDI-së, Berisha ishte ankuar edhe te Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, por ajo ishte refuzuar ankesën “duke cituar një Qarkore njoftuese (03-646-2023) të shtatorit 2023, sipas së cilës, 𝐧𝐣𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐬𝐢 𝐯𝐚𝐥𝐢𝐝𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞̈𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞”.
“Kjo qarkore përcakton kufizime për mësimdhënësit sa i përket marrjes së pushimit mjekësor e kështu tejkalon kërkesat ligjore të përcaktuar nga ligji i punës në fuqi, si dhe të vetë kontratave të punës të nënshkruara mes mësimdhënësve dhe komunës. Ndonëse pa mbështetje adekuate ligjore në aktet në fuqi, KDI-ALAC ka zbuluar që kjo qarkore ka krijuar polemika si dhe praktika kontroverse e jokonsistente edhe në implementim. Si rrjedhojë, #KDI, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka marrë 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐢𝐦 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫ë 𝐧𝐠𝐚 k𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐪𝐚𝐫𝐤𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐞𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐚𝐥𝐢𝐝𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐥𝐞̈𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞, 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Sipas KDI-së, në këtë rast kemi të bëjmë me praktika “𝐩𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐬𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐦𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤”.
Sipas tyre, “Trajtimi diskriminues i znj. Berisha, flet për tendencën e institucioneve publike për zbatim të gabuar të akteve në fuqi, moskomunikim brenda niveleve të ndryshme të vendimmarrjes në institucione publike, si dhe ekzistimin e dispozitave të paqarta – që si faktorë mund të qojnë në shkelje të të drejtave bazike në punë”.
“Rasti i znj. Berisha është më shumës se një gabim burokratik; në fakt është shembulli i shkeljeve sistematike dhe të rrënjosura thellë të të drejtave të punës, e që fatkeqësisht prekin edhe sektorin publik në vend. Ky rast nuk është një incident i izoluar, por një simptomë e një problemi më të madh e më të përhapur e që nënvizon një kulturë ku ngatërresat burokratike dhe keqinterpretimet e politikave jo vetëm që mbysin të drejtat e punëtorëve, por gjithashtu gërryejnë edhe besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në reagim.
KDI ka kërkuar rishikim urgjent “jo vetëm në drejtim të rishikimit dhe zbatimit të politikave, por edhe në nxitjen e kulturës së llogaridhënies dhe transparencës brenda institucioneve publike në vend”.















