KE e pranon gabimin për vizat, Vela thotë se meritat i ka Osmani

Shefi i Kabinetit të Presidentes ka thënë se Vjosa Osmani ka kontribuuar që Komisioni Evropian ta pranojë gabimin e tij për vizat

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit





Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasues ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi i kërkohej që t’i vendosnin regjimin e vizave Kosovës.

Pas këtij lajmi, ka reaguar Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, i cili ka pretenduar se meritat për këtë gjë i ka Vjosa Osmani, e cila ka biseduar me presidenten e KE-së, Ursula von Der Leyen, në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.

“Pas bisedës se sotme te Presidentes Vjosa Osmani me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë”, ka shkruar Vela.

Komisioni Evropian tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e saj dhe mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon që regjimi i vizave në Zonën Shchengen të hiqet pa vonesa për kosovarët, raporton REL.

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika