KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën e Hercegovinën

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi ka bërë të ditur se Komisioni Evropian ka rekomanduar që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE por që vendimi final pritet të merret në muajin dhjetor

Flamuri i BE-së dhe i Bosnje e Hercegovinës





Komisioni Evropian(KE), të mërkurën e 12 tetorit ka rekomanduar që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian(BE).

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.

Ndërkaq, mediumi Avaz.ba ka raportuar se Bosnjë e Hercegovinës i janë dhënë tetë kushte që t’i plotësojë deri sa të merret vendimi përfundimtar.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika