Kearns: BE-ja po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë
Alicia Kearns, deputete në parlamentin e Britanisë së Madhe, ka deklaruar publikisht pakënaqësinë e saj për paralajmërimet e Bashkimit Evropian(BE) ndaj Kosovës për “masa të mëtejshme nëse Ura e Ibrit rihapet”. Deputetja Kearns në një postim në rrejtin X, ka thënë se është e dëshpëruar në lidhje me paralajmërimet e BE-së. “E dëshpëruar të shoh […]
Alicia Kearns, deputete në parlamentin e Britanisë së Madhe, ka deklaruar publikisht pakënaqësinë e saj për paralajmërimet e Bashkimit Evropian(BE) ndaj Kosovës për “masa të mëtejshme nëse Ura e Ibrit rihapet”.
Deputetja Kearns në një postim në rrejtin X, ka thënë se është e dëshpëruar në lidhje me paralajmërimet e BE-së.
“E dëshpëruar të shoh se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme negative nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën e zbatimit në vitin 2017 – pse është e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë?”, ka shkruar ajo.
Tutje Kearns me ‘ton’ kritik ka thënë se Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe lidershipi aktual i BE-së duhet të mbështesin përpjekjet për të “ndërtuar ura në Kosovë, jo pengesa dhe ndarje”.
Kearns ka thënë se po aplikohet njëstandard i dyfisht nga ana e BE-së për Kosovën, kurse në raport me Serbinë, Brukseli zyrtar ende nuk ka ndërmarrë veprime kundër saj për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoicic dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb. Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka shkruar Kearns në X.
Appalled to see the EU threaten Kosovo with further negative measures should Ibar Bridge reopen.
This was agreed in 2015 with an implementation date of 2017 – why is it different to the other previous agreements EU is forcing Kosovo to uphold?
The new UK Govt and new EU team…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 15, 2024















