Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kritikuar ashpër deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, për “spastrimin etnik” të Kosovës.
Kearns thotë se qëndrime të tilla janë “një njollë për Qeverinë e Serbisë”, duke shtuar se shumë persona në Kosovë që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë ende mizoritë e kryera ndaj tyre dhe familjeve të tyre gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, njofton Dukagjini.
“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezana Paunovic për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë në qeverinë e Serbisë. Njerëzit në të tridhjetat e tyre sot kujtojnë mizoritë e kryera ndaj tyre dhe familjeve të tyre nga forcat e Millosheviqit. Asnjë përpjekje për të justifikuar – ose më keq – për të lavdëruar këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”, ka shkruar Kearns në X.
Serbian Minister Snezana Paunovic’s disgraceful support for ethnic cleansing in Kosovo is a stain on Serbia’s Government.
People in their thirties today remember the atrocities committed on them and their families by Milosevic’s forces.
No attempt to justify – or worse –…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 15, 2026