Një deklaratë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me mundësinë e një lufte mes vendeve të Ballkanit, ka shkaktuar shqetësime të mëdha në politikën ndërkombëtare.

“Kini kujdes ndaj Ballkanit. Më besoni se po marrim informacione. Rusia ka një plan afatgjatë: Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi tjetër do të jetë Ballkani. Nëse partnerët nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë sërish shpërthime. Kjo nuk është e re. Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të nisë luftën me një shtet tjetër”, kështu ka deklaruar lideri ukrainas.

Për këtë deklaratë, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar duke përsëritur paralajmërimet e saj të mëparshme për nevojën e një strategjie të qartë dhe të përbashkët në Ballkan.

I’ve warned repeatedly that we need to find our backbone in the Balkans & not repeat failures of deterrence.

The Balkans is our backyard & we have historic responsibilities.

I warned in June of what we might see in Kosovo but was rubbished.

Sadly my concerns were realised. https://t.co/yZ82EoSnGS

— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) November 16, 2023

Ajo ka theksuar se në qershor kishte paralajmëruar se çfarë mund të ndodhë në Kosovë, duke e ditur tashmë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas deputetes britanike, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar të koordinohen për të parandaluar një eskalim të situatës.

“Në qershor, unë kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet të gjejmë shtyllën kurrizore në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri ynë dhe ne kemi përgjegjësi historike. Unë paralajmërova për atë që mund të shohim në Kosovë, por ishte e rrënuar. Mjerisht, shqetësimet e mia u realizuan”, ka thënë Kearns në platformën X.

Ndërsa, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, gjithashtu ka komentuar deklaratën e presidentit Zelensky, duke thënë se “mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë për sa i përket një kërcënimi më të gjerë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionin e destabilizimit të vendeve në kufi me Bashkimin Evropian”.