Kearns: Serbia po e strehon fajtorin e vrasjes së rreshterit policor, Afrim Bunjaku

Deputetja britanike, Alicia Kearns thotë se Serbia po strehon fajtorin e vrasjes së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, më 24 shtator, në Banjskë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar mbi zhvillimet politike në kuadër të zgjedhjeve në Serbi, të cilat u mbajtën të dielën, e për të cilat OSBE raportoi se ka pasur keqpërdorime.

Derisa Gjermania deklaroi se kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në Bashkimin Evropian, deputetja Kearns thotë se Serbia po e strehon fajtorin e vrasjes së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, më 24 shtator në Banjskë.

“Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj. Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”, shkroi ajo.

Ndryshe, Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci.

Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 ulëse.

Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me 6.9 për qind të votave apo 19 ulëse.

Daçiq ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me partinë e Vuçiqit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika