KEDS-i dhe KESCO po importojnë energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë

Kompanitë KEDS-i dhe KESCO kanë thënë se aktualisht janë duke importuar energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë, si pasojë e rritjes së konsumit dhe prodhimit jo të mjaftueshëm të energjisë në vend

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Kompanitë KEDS dhe KESCO kanë thënë se aktualisht janë duke importuar energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë, si pasojë e rritjes së konsumit dhe prodhimit jo të mjaftueshëm të energjisë në vend.

Përmes një komunikate për media, këto dy kompani kanë thënë se për sasinë e munguar në mes të prodhimit dhe kërkesës, po detyrohen që të importojnë mbi 7,500 megavatë brenda 24 orëve apo deri në 400 megavatë në orë.

“Kjo po ndodh pasi kërkesa ka arritur në mbi 1100 megavat në orë, ndërsa prodhimi vendor nuk mund të tejkalojë më tepër se 700 megavat në orë. Pra, po importohet në kohë piku mbi 35 për qind e energjisë elektrike që konsumohet nga konsumatorët”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, prodhimi aktual është më i ulët se bilanci energjetik që është paraqitur dhe, sipas KEDS-it, është kërkuar nga KEK-u që t’i përmbahet planit.“… sepse çdo devijim nga plani, në këtë rast mbi 120 megavat në orë minus, paraqet barrë të rëndë për dy kompanitë dhe e vë në vështirësi komplet sistemin elektroenergjetik”.

KEDS-i dhe KESCO kanë thënë se duhet të ndërmerren masa të menjëhershme nga secila hallkë e sistemit në mënyrë që sistemi të funksionojë më lehtë.

Sipas tyre, problemi mund të bëhet më serioz nëse palët e interesuara të tregut vazhdojnë  të dështojnë të përmbushin planet që kanë paraqitur më parë.

“KEDS dhe KESCO kërkojnë edhe nga konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe aty ku kanë mundësi të mos e përdorin për ngrohje. Përdorimi efiçient i saj nënkupton se do të mundë të kalojmë një dimër më të lehtë dhe më të përballueshëm” – thuhet në fund të komunikatës.

Në anën tjetër, vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë ka shkuar në 6.14 euro për kilovat – nga 5.60 euro sa ka qenë në vitin 2021.

Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ka qenë 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022.

Në prill të këtij viti, çmimi është rritur sërish – për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika