KEDS-i publikon orarin e reduktimeve të rrymës për çdo qytet

KEDS-i ka dalë me njoftim në lidhje me orarin për kufizimet me energji elektrike për qytetarët e Kosovës

Objekti i KEDS-it

Kompania për distribuimin e energjisë në Kosovë, (KEDS), ka dalë me njoftim në lidhje me orarin e reduktimit për çdo qytet të Kosovës.

KEDS, e ka publikuar në Webfaqen e tyre një hartë me anë të së cilës qytetarët mund ta kuptojnë orarin se kur do të ndalet rryma në zonën e tyre.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Sipas njoftimit, kriza energjetike është duke u thelluar për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit.

Kufizimet do të jenë dy orë në ditë për secilin konsumatorë në periudha të ndryshme të ditës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika