KEDS: Mekanizmat kryesorë për luftimin e abuzimeve me energji janë organet e drejtësisë

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, duke iu referuar komunikatës së Ministrisë së Ekonomisë se humbjet e shkaktuara nga KEDSI janë 19 për qind, ka falënderuar ministrinë për mbështetjen në luftimin e humbjeve. Sipas tij, mekanizmat kryesorë për luftimin e abuzimeve me energji në secilin vend janë organet e drejtësisë

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Të hënën e 15 gushtit, Ministria e Ekonomisë në një komunikatë për media ka thënë se, humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë(KEDS) janë 19 për qind.

E për këtë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, për portali Dukagjini ka thënë se “Ne e falënderojmë ministrinë për mbështetje në luftimin e kësaj dukurie”.

Buzhala ka thënë se këto humbje janë të trashëguara.

“Ne e kemi trashëguar nivelin e humbjeve në nivelin 32 për qind dhe falë angazhimit maksimal thuajse i kemi përgjysmuar”.

Ai ka thënë se mekanizmat kryesorë përr luftimin e hajnisë në secilin vend janë organet e rendit dhe të drejtësisë.

Sipas tij, organet e drejtësisë nuk kanë qenë në nivelin më të lartë lidhur me këtë rast.

“Ne i kemi dërguar në gjykata çdo vit deri në pesë mijë lëndë që kanë të bëjnë me vjedhje dhe nuk janë shqyrtuar fare vazhdimisht shumica nga to”, ka theksuar Buzhala.

Ndërsa, Ministria e Ekonomisë në komunikatë ka thënë se këto humbje nuk mbulohen nga KEDS-i.

Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të kursejnë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës.

“Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Ekonomisë ka shtuar se Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për t’i ndihmuar qytetarët.

“Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet më tutje.

Ndryshe, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se të hënën e 15 gushtit do të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, KEDS-i ka njoftuar se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar gjatë ditës së hënë, konsumatorët do të kenë nga gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë kufizime.

KEDS-i njofton se të hënën nisin reduktimet e rrymës

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika