KEDS vjen me një program “Girls TECH” për vajzat në fushën e TIK-ut.

Të martën është themeluar një program i mbështetur nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), në kuadër të programit KEDS Academy, që këtë vit mbushi 9 vjet.

Kjo iniciativë erdhi me qëllim të mbështjetjes së vajzave, për t’i shtyrë ato të ndjekin ëndrrën për karrierën e tyre në drejtime të Teknologjisë Informative dhe fushës së Programimit KEDS.

Pjesë e këtij programi mund të bëhet secila nga nxënëset e shkollave të Mesme Profesionale, profili i Informatikës dhe Gjimnazistet në klasën e 12-të. Ato, gjithashtu, duhet të kenë shkathtësi bazike në përdorimin e Teknologjisë Informative, si dhe sukses të mirë në vitin paraprak.

Nga fillimi i muajit maj të këtij viti,  “Girls TECH” do të jetë dera e hapur për të gjitha vajzat që duan t’i zgjerojnë njohuritë e tyre në fushat e lartpërmendura.

Programi Girls TECH

Ndërsa, numri i vajzave të përzgjedhura do të jetë 15, dhe për të gjitha të interesuarat aplikimi është hapur që sot.

Për zbatimin dhe përpilimin bazë të projektimit janë përkujdesur profesionistët e fushës përkatëse të KEDS, dhe se tani gjithçka është gati për të filluar programin, këtë e ka konfirmuar ideatorja e projektit, Valbona Kadrijaj.

“Ne në KEDS kemi bërë gjithçka gati për të filluar me realizimin e programit. Kemi identifikuar resurset e nevojshme humane, si dhe kemi krijuar infrastrukturën fizike me qëllim të realizimit të projektit. Gjithashtu, edhe stafi mbështetës dhe trajnues është gati, ku përpos angazhimeve të Departamentit për Cilësi, Siguri dhe Trajnime, përkrahje në zbatim kemi edhe nga Departamenti i IT-së. Përveç aftësimit profesional, pas përfundimit të programit, për ato vajza që tregojnë përkushtim të madh në ndjekjen e programit do të jenë dyert e hapura edhe për punësim. Në përfundim të programit, për më të mirat, do të ofrohet mundësia e punësimit në kompani”, ka deklaruar Kadrijaj.

Gjithashtu, ky program po realizohet edhe si premtim i kompanisë për fuqizimin e rolit të gruas në kompani dhe komunitet, me nënshkrimin e shtatë parimeve të Un Women.

Në program do të përshihen këto komuna: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë -Kosova dhe Drenasi. Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 22 prill 2022.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika