Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka marrë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar në kuadër të Reuters Global Energy Transition Awards 2026, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
KEDS njoftoi se është vlerësuar me çmimin “Highly Commended”, duke u renditur mes kompanive të njohura energjetike nga mbarë bota që u vlerësuan për kontributin e tyre në transformimin e sektorit të energjisë.
“Duke konkurruar përkrah kompanive më të njohura energjetike nga mbarë bota, ky vlerësim pasqyron përkushtimin tonë ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe ndërtimit të një rrjeti energjetik më të besueshëm e më të qëndrueshëm për Kosovën.