KEK: Kontrata me JSC ESM është për shitjen e qymyrit, nuk ka koncesion

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar ndaj deklarimeve lidhur me kontratën për shitjen e qymyrit me kompaninë JSC ESM, duke theksuar se bëhet fjalë për shitje të qymyrit dhe jo për koncesion.

KEK-u ka deklaruar se qëndrimi i tij zyrtar bazohet në përmbajtjen e kontratës së nënshkruar ndërmjet palëve, ndërsa ka theksuar se nuk mban përgjegjësi për formulimet apo interpretimet e bëra nga palë të tjera.

Sipas KEK-ut, në kontratë nuk ka asnjë dispozitë që parasheh koncesion mbi qymyrin, minierat, asetet apo resurset e Korporatës.

“Objekti i saj është i qartë: shitja e qymyrit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata ka bërë të ditur se kontrata dhe dosja e tenderit janë publike në platformën E-Prokurimi të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), duke u bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe palëve të interesuara që t’i verifikojnë dokumentet zyrtare.

KEK-u ka përsëritur se kontrata parasheh çmim prej 24.4 euro për ton, pa TVSH, kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe vlerë potenciale deri në 73.2 milionë euro. Sipas tij, shitja bëhet drejtpërdrejt te përdoruesi përfundimtar, pa ndërmjetësues.

Në njoftim thuhet gjithashtu se KEK-u nuk merr përsipër eskavimin, transportin apo operacionet logjistike për tërheqjen e qymyrit.

Sipas Korporatës, kjo bën që realizimi i kontratës të jetë i ndarë nga proceset operative të KEK-ut dhe nuk cenon operimet minerare, furnizimin e termocentraleve me qymyr apo prodhimin vendor të energjisë elektrike.

“Nevojat e termocentraleve mbeten prioritet absolut”, thuhet në njoftim.

KEK-u e ka konsideruar të pabazuar paraqitjen e kësaj kontrate si “koncesion”, duke theksuar se dokumentet zyrtare janë publike dhe të verifikueshme.

“Transparenca është obligim. Faktet janë të verifikueshme. Kontrata është publike. Në kontratë nuk ka koncesion”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika