KEK: Njësia A3 jashtë funksionit, prodhimi i energjisë mbetet i qëndrueshëm

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është aktualisht jashtë funksionit, pas rikthimit nga remonti dhe identifikimit të nevojës për ndërhyrje të mëtejshme teknike.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili siguroi se prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike vazhdojnë pa ndërprerje, pavarësisht situatës me njësinë A3. Ai bëri të ditur se Korporata po operon normalisht me njësi të tjera funksionale.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot, më datë 08.12.2025, është duke operuar me njësinë A4 të TC Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MËh”, ka deklaruar Bucolli.

Ai shtoi se njësia A3, e cila ka qenë në remont që nga 31 tetori, pas rifillimit ka rezultuar të ketë nevojë për sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave.
“Vlen të theksohet se njësia A3 ka qenë në remont që nga data 31 tetor dhe, pas startimit të saj, është vlerësuar nevoja për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave. Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, tha Bucolli në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

KEK thekson se po i përmbush në mënyrë të plotë obligimet operacionale dhe kontraktuale, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje për konsumatorët, në një periudhë kur kërkesa për energji elektrike po rritet me hyrjen në stinën e dimrit raporton Kosova Press përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika