KEK njofton për nisjen e asfaltimit të rrugës Mirash – Bardh, aksi mbyllet për qarkullim për disa ditë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se nga e hëna, 11 maj, nis asfaltimi i aksit rrugor Mirash – Bardh, një projekt që po cilësohet me rëndësi strategjike për operimet e KEK-ut dhe për qytetarët e zonës përreth.

Sipas njoftimit, tashmë kanë përfunduar punimet bazike me zhavorr në këtë aks rrugor me gjatësi rreth 6.3 kilometra, ndërsa faza e asfaltimit do të zhvillohet nga pika e deponisë së mbeturinave në drejtim të Bardhit.

Për shkak të zhvillimit të punimeve, rruga Mirash – Bardh dhe Bardh – Mirash do të jetë e mbyllur për qarkullim për disa ditë, për të gjitha automjetet e KEK-ut, qytetarët dhe autobusët e transportit të punëtorëve, deri në përfundimin e shtrimit të asfaltit.

KEK ka bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo të krijohen kushtet për rikthimin e qarkullimit të sigurt në këtë aks rrugor.

Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit në trafik janë udhëzuar të shfrytëzojnë rrugët alternative për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar zhvillimin e punimeve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika