KEK njofton se blloku B1 është rifunksionalizuar

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se blloku B1 është kthyer në operim. Ky bllok për shkaqe teknike për një kohë të shkurtër ka ndërprerë prodhimin

Ilustrim

Të hënën e 29 gushtit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se për shkaqe teknike njësia B1 për një kohë të shkurtër ka ndërprerë prodhimin, po që tani ajo është rikthyer në operim.

Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h.

Ndërkaq, më 26 gusht, Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë do të vazhdojnë deri më 1 shtator, si pasojë e mosrikthimit të bllokut B2.

Koorporata Energjetike e Kosovës(KEK)

“Blloku 2 nga TC “Kosova B”, ishte paralajmëruar të rifunksionalizohej të premten e 26 gushtit, por ky rikthim nuk do të ndodhë deri më 1 shtator”, ka thënë Buzhala.

Ai ka thënë se për momentin ka kufizime të furnizimit me energji elektrike, si dhe këto reduktime pritet të vazhdojnë deri sa të rikthehet blloku B2.

Ndërkaq, më 14 gusht, KEDS-i kishte njoftuar se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Ndërsa një ditë pas, më 15 gusht, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Nga ministria është thënë se kjo është arritur falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, qytetarët që nga ajo ditë kanë pasur reduktime të energjisë elektrike.

Më 18 gusht, dy mbledhje brenda pak orësh i ka mbajtur Komiteti Teknik Emergjent, i cili u formua nga Ministria e Ekonomisë.

Ky komitet, që ka për qëllim minimizimin e pasojave nga kriza energjetike, ka rekomanduar Korporatën Energjetike të Kosovës që të importojë energji elektrike për t’ia dhënë në shfrytëzim KEDS-it.

Ndërsa, nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se po të rivitalizohej Termocentrali “Kosova A”, në Kosovë nuk do të kishte probleme me energji elektrike, siç ka tani.

Llumnica, i cili ishte i ftuar në emisionin “Five”, për të folur në lidhje me krizën energjetike, kishte thënë se sindikata e KEK-ut, kishte sugjeruar që nga viti 2019 Termocentrali “Kosova A”, të funksionalizohej.

“I kemi dhënë sugjerimet tona, që nga viti 2019, jemi për rivitalizimin e Kosovës A, VV ka qenë në opozitë e kishte përkrahur rivitalizimin. Sikur tash të kishte ndodhur, tash besoj që nuk do të ishim marrë me probleme të energjisë elektrike”, është shprehur Llumnica.

Tutje, Llumnica kishte thënë se një nga problemet kryesore të KEK-ut, janë edhe termocentralet e vjetruara.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika