Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 ka përfunduar procesin e sanimeve dhe ekzaminimeve të pajisjeve kryesore, duke u rikthyer në operim sipas planit dhe dinamikës së parashikuar.
Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, njësia B2 është startuar dhe sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:26.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e pajisjeve kryesore, sipas planit dhe dinamikës së parashikuar. Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.