KEK rifillon operimin e njësisë B2 pas përfundimit të sanimeve

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 ka përfunduar procesin e sanimeve dhe ekzaminimeve të pajisjeve kryesore, duke u rikthyer në operim sipas planit dhe dinamikës së parashikuar.

Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, njësia B2 është startuar dhe sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:26.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e pajisjeve kryesore, sipas planit dhe dinamikës së parashikuar. Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

Ky rezultat dëshmon përkushtimin e KEK sh.a. për operim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese, si dhe aftësinë e ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të domosdoshme në kohë optimale.
KEK sh.a. falënderon stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur, të cilët mundësuan rifillimin e operimit të Njësisë B2 pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale.
Korporata mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe besueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika