KEK-u jep detaje për ndaljen e njësisë A3

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se janë duke tentuar ta identifikojnë burimin që ka shkaktuar rënien e njësisë A3





Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se të dielën, njësia A3 është ndalur për shkak të “veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit”.

KEK-u ka bërë të ditur se ekipet e tyre bashkë me atë të KOSTT-it, janë duke tentuar ta identifikojnë burimin, i cili e ka shkaktuar këtë ndalje.

“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtjeje, dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Në njoftim thuhet se KEK-u ka marrë të gjitha masat për mbulimin e mungesave si pasojë e ndaljes së njësisë A3, në mënyrë që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike.

“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, KEK-u ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të njoftojë për veprimet e tij.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika