KEK-u nënshkruan marrëveshje mbi 100 milionë euro për projektin e parkut solar

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, në vlerë prej 103.7 milionë euro

Foto e postuar nga ministria e Ekonomisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, në vlerë prej 103.7 milionë euro.

Në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë, thuhet se nga shuma 103.7 milionë euro: 10 milionë euro janë nga mjetet vetanake të KEK-ut, 33 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), sipas marrëveshjes financiare me Ministrinë e Financave, 29 milionë euro kredi nga banka zhvillimore gjermane KfW dhe 31,7 milionë euro grant përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Foto e postuar nga ministria e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se përderisa synojnë të kenë një tranzicion të drejt energjetik, KEK-un si ndërmarrjen kryesore të sektorit të energjisë nuk mund ta lënë pas, por synojnë që ta transformojnë, që t’i përshtatet një sektori më modern e inovativ të energjisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika