KEK-u njofton se Blloku A5 është jashtë funksionit

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka bërë të ditur se njësia A5 e termocentralit Kosova A është jashtë funksionit teksa ka theksuar se së shpejti do të kthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia A5 e termocentralit Kosova A është jashtë funksionit.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Ai ka thënë se pas remontit kapital, kjo njësi ka operuar nga 6 maji, por në fazë testuese.

Bucolli ka thënë se njësia A5 pritet të kthehet në operim së shpejti.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet, të cilat jemi në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale, janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, ka thënë ai.

Ndërkaq, më herët deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se blloku A5 është jashtë funksionit.

Ajo e ka kritikuar Qeverinë se po i vendos “në koma” ndërmarrjet publike.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika