Kelani tregon arsyet pse nuk u vetëmbrojtën policët e kidnapuar nga Serbia

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policët e kidnapuar nuk kanë reaguar për shkak të organizimit të veprimit për kidnapim. Kelani gjithashtu thekson se në raste të tjera, policët kanë të drejtë të përdorin çdo mjet të mundshëm për vetëmbrojtje. Ai gjithashtu shpreh nevojën për rritjen e prezencës policore në zonat kufitare me Serbinë

Policia e Kosovës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se ka pasur veprim të organizuar të njësive policore të Serbisë, për t’i rrëmbyer tre zyrtarët policorë, patrullues të vijës kufitare me Serbinë.

Sipas tij, për shkak të këtij veprimi të organizuar për kidnapim, zyrtarët policorë të Kosovës, nuk kanë mundur të reagojnë. Sipas tij, në raste të tjera, policët kanë të drejtë ta përdorin çdo mjet të mundshëm për t’u vetëmbrojtur.

Ai bëri të ditur se policët e Kosovës, janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe jo të Serbisë, sic pretendojnë autoritetet atje.

“Çdo polic i din detyrat e veta si duhet të veproj, si janë të përcaktuara me ligj dhe me procedurë. Por ndonjëherë situata e rastit të dirigjon ndryshe, në këtë rast duke e parë që ka qenë një veprim i organizuar për një kidnapim klasik, ka ndodh ky rast si ka ndodh. Në raste të tjera, zyrtarët kanë të drejtë të përdorin cdo mjetë të mundshëm në vetëmbrojtje”, ka thënë ai.

Tutje Kelani, tha se në zonat kufitare me Serbinë ka nevojë të shtohet prezenca kufitare.

“Ka nevojë të shtohet prezenca policore [në kufi]. Aty ku vlerësohet që duhet të ketë nevojë të shtohet nevoja policore normal se duhet të shtohen”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika