Kelly Clarkson e fillon “The Kelly Clarkson Show” me “Dream a Little Dream of Me”
Aktorja dhe këngëtarja amerikane, së fundmi dhe prezantuesja e “The Kelly Clarkson Show”, Kelly Clarkson ka hapur episodin e së hënës së 14 nëntorit me këngën “Dream a Little Dream of Me”. Këtë këngë, Kelly Clarkson e këndoi me anë të dy instrumenteve, një kitarë dhe një piano. Në albumin e vetë-titulluar të “The Mamas […]
Aktorja dhe këngëtarja amerikane, së fundmi dhe prezantuesja e “The Kelly Clarkson Show”, Kelly Clarkson ka hapur episodin e së hënës së 14 nëntorit me këngën “Dream a Little Dream of Me”.
Këtë këngë, Kelly Clarkson e këndoi me anë të dy instrumenteve, një kitarë dhe një piano. Në albumin e vetë-titulluar të “The Mamas & the Papas” në 1968, kënga “Dream a Little Dream of Me” u rendit në vendin e 12-të në “Billboard Hot 100” dhe e dyta në “Adult Contemporary”.
Kënga “Dream a Little Dream of Me” daton që nga viti 1931 dhe është regjistruar nga shumë artistë gjatë dekadave, duke përfshirë regjistrimin e parë nga Ozzie Nelson, i ndjekur nga Doris Day, Anita Harris, Henry Mancini, Erasure, Eddie Vedder, Michael Bublé, kasti i Glee dhe shumë të tjerët, transmeton “billboard”.
Më vonë gjatë zhvillimit të emisionit “The Kelly Clarkson Show” bëri një paraqitje surprizë këngëtari Troyal Garth Brooks, përmes një video-lidhje për të njoftuar se do të shkojë në Las Vegas në vitin 2023 për një vendbanim tjetër.















