Kelmendi: Ka qenë surprizuese si të huajt këndonin “Duje” në shqip, ishte arritja më e madhe

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në garën evropiane të këngës “Eurovision”, Albina Kelmendi ka thënë se arritja më e madhe e saj ishte pjesa kur qytetarë të huaj këndonin këngën e saj dhe të familjes Kelmendi, “Duje”.

E ftuar në “Fundjavë” në RTV Dukagjini, Kelmendi ka deklaruar se vet eksperienca e Eurovision ishte një ëndërr e realizuar për gjithë familjen.

“Kjo ka qenë mbi të gjitha një ëndërr e gjithë familjes e cila është realizuar në një mënyrë më të mirë dhe më të shpejt sesa që e kemi pritur. Që nga fillimi kemi qenë në dijeni që ka qenë një garë sfiduese dhe jemi përgaditur psiqikisht që gjashtë muaj para se të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovisionit me u përgadit për këtë eksperiencë që të përfaqësojmë gjithë shqiptarët në mënyrën më të mirë”, ka thënë Kelmendi gjersa ka theksuar se “Kënga ‘Duje’ është dashtur shumë dhe ka qenë surprizuese për neve duke i dëgjuar të huajt të këndojnë shqip. Për ne ajo ka qenë arritja më e madhe”.

Kelmendi ka bërë të ditur se është duke punuar drejt realizimit të një albumi të saj, bashkëpunim i cili do realizohet së bashku me kompozitorin e njohur, Armend Rexhepagiqin dhe jo vetëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika