Kelmendi: Kurtin e pret shumëçka, por sot e pret nënshkrimi

“Kosova dhe Serbia sot e kanë një rast historik për t'i avancuar relacionet mes dy shteteve, duke u krijuar rrethana për zhvillim, më së pari qytetarëve të vet, dhe duke u hapur perspektiva evropiane dy vendeve”, ka shkruar Migjen Kelmendi, duke komentuar takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Publicisti, Migjen Kelmendi dhe kryeministrit Albin Kurit (ilustrim)

Shkrimtari Migjen Kelmendi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se kryeministrin Albin Kurti e pret shumëçka, por sot, sipas tij, e pret nënshkrimi.

Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Tema e bisedimeve është plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kelmendi theksoi se Kosova dhe Serbia e kanë një rast historik për t’i avancuar relacionet mes dy vendeve dhe për ta hapur rrugën drejt perspektives evropiane.

“Kosova dhe Serbia sot e kanë një rast historik për t’i avancuar relacionet mes dy shteteve, duke u krijuar rrethana për zhvillim më së pari qytetarëve të vet, dhe duke u hapur perspektiva evropiane dy vendeve. Kurti dhe Vučić kanë edhe një tjetër oportunitet të madh, që me këtë nënshkrim me modesti t’i kontribuojnë përpjekjeve të botës perëndimore për t’i dhënë fund një agresioni të paprovokuar mbi një vend sovran si Ukraina, e sulmuar nga Rusia e Putinit. Një rast i madh për dy vende të vogla”, ka shkruar Kelmendi.

Shkrimi i plotë i Kelmendit:

NËNSHKRUJE!

Kosova dhe Serbia sot e kanë nji rast historik me i avansue relacionet mes dy shteteve, tue u krijue rrethana për zhvillim ma s’pari qytetarëve të vet, dhe tue u hapë perspektiva europiane dy vendeve.

Kurti dhe Vučić kanë edhe nji tjetër oportunitet të madh, që me këte nënshkrim, me modesti me i kontribue përpjekjeve të botës perendimore me i dhanë fund nji agresioni të paprovokuem mbi nji vend sovran si Ukraina, e sulmueme nga Rusia e Putinit. Nji rast i madh për dy vende të vogla.

Edhe Kurti edhe Vučić treguen gadishmëni, dhe besoj sot edhe e dëshmojnë se këte peshë përgjegjësie e ndjejnë dhe kanë me veprue në harmoni me interesat e vendeve që përfaqësojnë dhe përpjekjeve të përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet dhe zhvillim në këte pjesë të Ballkanit.

Argumentet pro nënshkrimit janë të shumta dhe sot s’ka ma kohë me i elaborue. Ka qenë përgjegjësi e opozitës me e lexue sakt situatën, me peshue dhe vlerësue sakt dhe drejt angazhimin e partnerëve tanë historik si dhe ndërmjetësimin e fasilitorëve të dialogut, e jo me ra viktimë e strategjive distraktuese të pozitës, e cila i delegjitimoi argumentet contra të tyne, strategjinë e tyne të pritjes dhe të ndejtjes, deus ex machina’n e tyne.

Ky asht momenti i pikëpjekjes me të vërtetën. Edhe për Kosovën edhe për Serbinë.

Ka me pasë kohë edhe për kritika edhe për llogaridhanie.

Kurtin e pret shumëçka, por sot e pret nënshkrimi.

Nënshkruje!

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika