Këmbësoria e FSK-së, pasardhësja krenare e UÇK-së
“FSK ti na jep nder, FSK ti na jep nder”. “Njeriu pa atdheun është asgjë, ndërsa atdheu pa brezat e ri do të shuhet” “Ushtarët e Natos” kështu quhet kazerma në të cilën këta ushtarakë operojnë, e të tillë e kanë ëndërr të quhen e të jenë edhe në realitet. 600 pjestarët e FSK-së me […]
“FSK ti na jep nder, FSK ti na jep nder”.
“Njeriu pa atdheun është asgjë, ndërsa atdheu pa brezat e ri do të shuhet”
“Ushtarët e Natos” kështu quhet kazerma në të cilën këta ushtarakë operojnë, e të tillë e kanë ëndërr të quhen e të jenë edhe në realitet.
600 pjestarët e FSK-së me bazë në Istog, shërbejnë në “Regjimentin e dytë të këmbsorisë, të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Disponimi është i lartë e motivi i padiskutueshëm, një ditë përpara 15 vjetorit të pavarëisë së Kosovës.
“Komanda e forcave tokësore përbëhet prej tri regjimenteve sot jeni këtu në regjimentin e dytë, që është me bazë të përhershmë këtu në Istog, struktura e regjimentit të dytë përbëhet prej kompanive, dhe sektorëve që punojnë në funksionalizimin dhe përmbushjen e aktiviteteve dhe përgjegjësive të regjimentit”, ka thënë Fjolla Haxhiaj, nëntogere.
Kjo ecje që dridh tokën e kësaj kazerme, është prova e fundit përpara se këta ushtarë, këtë parakalim ta bëjnë diku tjetër.
Në të njejtin hap, e nën të njejtin ritëm, këmbësoria e FSK-së do të ndiqet nga qindra njerëz që do të dalin të nderojnë uniformën e tyre të premtën në sheshet kryesore të Prishtinës.
“Pasi që jemi në prag të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës njësitet e regjimentit të dytë të këmbësorisë janë duke praktikuar me kuadratet e tyre për parakalim për datën e 17 shkurtit…”, ka thënë Aldrin Ismajli, toger.
Zëri i tyre jehon në malet e Istogut, e frymëzim për këngë kanë sakrificën e paraardhësve, UÇK-në.
Motivin e ushtarëve e ngrit një vizitë me mysafirë të vecantë, që në pak minuta ia dalin të pasqyrojnë krenarinë e gjithë popullit që ndihet atje jashtë kësaj kazerme.
Disa prej tyre këtë uniformë e kanë ëndërr, e prekjen e këtyre armëve gëzimin më të madh.
Madje pasi arrijnë të marrin gjithcka për të cilën kanë ardhur, ata, falenderimin nuk e kanë dosido.
Të veshur në unfiromë, pamje që të jep përshtypjen e të tashmes dhe të ardhmes njëkohësisht, ata nuk dalin nga kjo hapësirë pa lënë brenda një kujtim krejt të vecantë.
Kjo detyrë që me zell e nder e kryejnë pjestarët e FSK-së, ngjan të jetë më së paku një profesion.
E, të qenurit pjesë e kësaj uniforme, përshkruhet të jetë shërbimi më i denjtë ndaj atdheut.
Dua ti përgjigjem me një citat nga atdhetari Hasan Prishtina I cili thotë se “Njeriu pa atdheun është asgjë, ndërsa atdheu pa brezat e ri do të shuhet” kjo do të ishte një moto e cila duhet të godasë, cdo ndërgjegje të të rinjëve të Kosovës dhe të kalojnë në disa raste edhe vetën e tyre, që të shërbejnë përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndoshta do të ishte shërbimi më i mirë që mund ti bëjnë atdheut”, ka thënë Visar Havolli, rreshter shtabor.
E në ditë të zakonshme aktivitetet e këtyre ushtarakëve janë nga më të ndryshmet.
“Aktivitetet brenda regjimentit të dytë dallojnë prej dita-ditës, varësisht në cilën fazë të trajnimit gjindet regjimenti, ose kompanitë konkretisht, kryesisht një ditë e zakonshme në regjimentin e dytë fillon me prezencën d.m.th. bëhet rreshtimi dhe inspektimi i pjesëtareve për dukjen personale, ngrtija e flamurit, zakonisht në mëngjes kryhen aktivitetet fizike, pastaj është dreka dhe pastaj vazhdon varësisht nga plani I kompanive, me ligjërata ose praktikë për ndonjë temë të caktuar”, ka thënë Haxhiaj.
Sic edhe e do uniforma që mbajnë veshur, ata shquhen për disiplinën.
“Forca e Sigurisë së Kosovës karakterizohet për rregull dhe diciplinë. Në mënyrë që me menagju sa ma mirë rregullin edhe diciplinën, Forca e Sigurisë së Koosvës ka një zingjir komandues, të niveleve të ndryshme”, ka thënë Ismajli.
Përvec diciplinës, për performancën e tyre flasin numri i madh I mirënjohjeve dhe trofeve që zënë vend në hapësirat e brendshme të kazermës.
“Është e rëndësishme të ceket që regjimenti I dytë I këmëbsorisë me vendbazim në Istog është një regjiment professional I cili nuk dallon nga përbërja nga regjimentet e tjera, mirpo vetë rezultatet e pjestarëve tonë dhe ekipeve tona të cilët kanë marrë pjesë në trajnime, si brneda dhe jashtë vendit dhe rezultatet e tyre mjafton me tregu performancën dhe përgatitjen e regjimentit tonë”, ka thënë Havolli.
Sukseset e tyre në gara paraprihen nga ushtrime e trajnime të pafundme në teren, e brenda hapësirave ku planifikohet gjithcka për veprimet e secilës ditë.
Me kujdes të madh i ruajnë pajisjet me të cilat identifikohen, e të njëjtat i inspektojnë e trajtojnë me delikatesë.
“Këtu I kemi disa, nga llojet e armëve të cilat gjenden në opganikën e njësive tona, duke filluar nga armët e brezit, që janë këtu dy lloje të tipit: gllok dhe siksauvër për me vazhdu te arma personale e cila është e cdo pjestari. Këtu janë 3 lloje të ndryshme të armëve që pjestarët e forcës së sigurisë së Kosovës shërbejnë me këto armë, dhe janë armë personale të tyre. Hekller, M4, dhe M5 të cilët janë armë me rreze të mesme të veprimit, dhe po ashtu këtu i kemi dy nga disa llojet e snajperëve, që Forca e Sigurisë së Kosovës i ka në përdorim, është snajperi përqiste e mbrehtë me rreze të mesme të veprimit dhe snajperi i kalibrit 12. 7 që është për rreze të gjatë të veprimit. Këto janë armë organike të njësive tona dhe përdoren për realizimin e ushtrimeve si dhe kurdo që kërkohet për realizimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Havolli.
Krejt në fund urimi për festën e pavarësisë ndihet ndryshe kur vjen nga ata që janë të gatshëm cdo orë e cast për ti shërbyer atdhehut.
Në emër të regjimentit të dytë të këmbësorisë në Istog shfrytëzoj rastin që gjithë qytetarëve tu uroj përvjetorin e shpalljes së pacvarëissë së Kosovës, një ditë me rëndësi të vecantë për popullin tonë”, ka shtuar Ismajli.
Morali i lartë i tyre, tek ne ngjall asgjë më shumë se Krenari, nder, emocion, dashuri e admirim për cdo pëllëmbë të këtij vendi.
“Shqip flasim, shqip këndojmë, kombi kështu ruhet. Ne e kemi atdhe Kosovën tonë Dardane, ne do t’jetojmë t lumtur sa do t jemi gjallë”.















